29.04.2016 · përditësuar para 3747 dite1 min lexim
Pak minuta para se ish-deputeti Azem Syla të dorëzohen në organet e rendit për dyshimet që janë ngritur rreth tij është Bislim Zogaj deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës që tha se “Azem Syla nuk është kriminel”.
Këto komente Zogaj i bëri në seancën e Kuvendit, e cila i ka vazhduar sot punimet nga seanca e djeshme.
“Azem Syla nuk është kriminel, ai ishte për drejtësi”.
“Pamjet në shtëpinë e tij në kohën kur po kërkohej ai ishin të tmerrshme”. “Ndërsa kur lexova lajmet rreth tij mendoja se po flitet për Sllobodan Millosheviqin, e jo për ish-deputetin Syla”, njofton Klan Kosova.
Zogaj tha se Syla është njëri ndër me meritorët për lirinë e vendit.
“Azem Syla është ndër më meritorët jo vetëm në Parlament por edhe në trojet shqiptare për lirinë e Kosovës”.
“Një person që ka qenë profesor, një njëri që ka qenë i gatshëm edhe jetën nuk mund të jetë kurrën e kurrës kriminel”.
Policia ishte vënë në kërkim të ish-deputetit nga radhët e PDK-së që i cili po dyshohet për krim të organizuar dhe shpëlarje parash.
Në operacionin e realizuar para dy ditësh nga EULEX-i në bashkëpunim me Policinë e Kosovës u bastisën më shumë se 40 lokacione të ndryshme.
Bashkë me Sylën i cili u cilësua si “kryesori i grupit kriminal” u kërkuan edhe 50 persona të tjerë, të cilët në forma të ndryshme lidhen me keqpërdorime dhe shpëlarje parash.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.