Lajmet e fundit

Avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi ka thënë për Klan Kosovën se klienti i tij Azem Syla nuk do të kthehet në Kosovë derisa të nxehet moti.
Edhe një ditë më parë, Gashi ka deklaruar se pas kontaktimit me klientin e tij, ka dhënë përgjigje të ngjashme, duke treguar se kur ai do të vijë që të përgjigjet para drejtësisë.
“Nuk me ka thënë se kur do te kthehet, por me ka thënë se ‘me përmirësimin e motit do te kthehem për t’u dorëzuar dhe përballur me akuzat e pa baza’”, ka thënë ai gjatë ditës së djeshme.
Bashkë me Sylën të kërkuar janë edhe 51 persona të tjerë, të cilët në forma të ndryshme lidhen me keqpërdorime dhe shpëlarje parash.