Ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Sylës, pasi që iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ai është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz.
Azem Syla është dorëzuar me 29 prill 2016 dhe sjellur para një gjyqtari të EULEX-it për caktimin e paraburgimit.
Rastin është duke e ndjekur penalisht Prokuroria Speciale e Kosovës.
Policia ishte vënë në kërkim të ish-deputetit nga radhët e PDK-së që nga dita e mërkurë i cili po dyshohet për krim të organizuar dhe shpëlarje parash.
Në operacionin e realizuar para dy ditësh nga EULEX-i në bashkëpunim me Policinë e Kosovës u bastisën më shumë se 40 lokacione të ndryshme.
Bashkë me Sylën të kërkuar janë edhe 50 (6 prej tyre janë arrestuar) persona të tjerë, të cilët në forma të ndryshme lidhen me keqpërdorime dhe shpëlarje parash.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.