Lajmet e fundit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës i cili u dorëzua sot tek organet e rendit për momentin ndodhet në stacionin policor Qendër të kryeqytetit.
Klan Kosova merr vesh se nga aty ai do të dërgohet në Gjykatën Themelore të Prishtinës ku edhe pritet të dal para gjyqtarit të procedurës paraprake.
Policia ishte vënë në kërkim të ish-deputetit nga radhët e PDK-së që nga dita e mërkurë.
Ai po dyshohet për krim të organizuar dhe shpëlarje parash.
Bashkë me Sylën i cili dyshohet se ishte udhëheqës i një grupi të madh kriminal të kërkuar janë edhe 50 persona të tjerë, të cilët në forma të ndryshme lidhen me keqpërdorime dhe shpëlarje parash.