Mungesa e ushqimit pas një bllokade 11-javore ka lënë mijëra njerëz në kushte të rënda për ushqim, e më të prekurit janë fëmijët.
Siç shkruan Skynews, 19 spitale të Gazës mbeten funksionale, por të gjitha janë të mbingarkuara me numër pacientesh dhe mungesë furnizimesh.
"Sot, ne marrim midis 300 dhe 500 raste çdo ditë, ku afërsisht 10% që kërkojnë shtrim. Ky vëllim i rasteve të pacientëve të shtruar tejkalon shumë kapacitetin e spitalit Rantisi, pasi objekti nuk është i pajisur për të akomoduar një numër kaq të madh", tha Jall al Baraëi, një mjek në spital, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa foshnja Aya, tremuajshe e shtrirë në spitalin Tantisi në Gazën veriore, vuan nga mungesa e ushqimit dhe shëndeti i dobët.
"Vajza ime lindi me një peshë normale, 3.5 kg. Por, ndërsa lufta vazhdonte, pesha e saj ra ndjeshëm. E ushqeja me gji, por kishte diarre. Provova formulën - i njëjti rezultat. Me kufijtë e mbyllur dhe pa ushqim, nuk mund të ha mjaftueshëm për t'i dhënë asaj lëndët ushqyese që i nevojiten", tha nëna e Ayas, Sundush, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ajo tregoi se vajzën e saj e ka dërguar në spital për trajtim, por sipas saj, kujdesi që i nevojitet nuk ishte i disponueshëm.
"Mjeku tha se gjendja e saj është shumë serioze. Nuk dua ta humbas, sepse humba burrin tim dhe ajo është e vetmja gjë që më ka mbetur prej tij. Nuk dua ta humbas", tha ajo.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.