Lajmet e fundit

Avril Lavigne dhe Chad Kroeger janë ndarë pas dy vitesh martesë.
“”Po e them me zemër të rëndë që unë dhe Çadi kemi vendosur të ndahemi”, shkroi këngëtarja 30 vjeçare në llogarinë e saj Instagram, transmeton Klan Kosova.
“Ne jo vetëm me martesë, por edhe me muzikë, ne kemi krijuar shumë momente të paharrueshme së bashku. Ne jemi ende, dhe do të jemi përgjithmonë kështu, miqtë më të mirë, dhe gjithmonë do të kujdesemi për njëri tjetrin. I falënderoj familjarët, miqtë dhe fansat që më kanë mbështetur sinqerisht”.
Avril dhe Chad u martuan në muajin korrik të vitit 2013.