Lajmet e fundit

Që kur kanë njoftuar rreth ndarjes së tyre në shtatorin e kaluar, pas dy vjetësh martese, Avril lavigne dhe Chad Kroeger sërish kanë zgjuar spekulime për ndonjë pajtim të mundshëm, pasi këngëtarja e hitit “Complicated” e postoi në Instagram një fotografi të tyre duke punuar së bashku, transmeton Klan Kosova.
Meqë fotografia nuk ka përshkrim, fansat e tyre kanë “kërcyer” menjëherë në konkluzione. Njëri prej tyre shkroi: “Kjo është perfekte. Avril dhe Chad çdoherë dhe përgjithmonë”, ndërsa tjetri u shpreh: “Ndjenjë e mirë t’ju shohim sërish bashkë. Përbëni një çift të mrekullueshëm”.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që kjo dyshe u paraqitën së bashku që nga ndarja e tyre. Gjatë muajit të kaluar Avril dhe vokalisti i grupit muzikor “Nickelback”, e bënë paraqitjen e tyre të parë në tapetin e kuq në ahengun e Clive Davis, organizuar para ceremonisë Grammy.
Vetëm koha do të tregojë nëse këta të dy po bashkëpunojnë më shumë se veç në muzikë.
https://www.instagram.com/p/BCuLKnTo4Dg/?taken-by=avrillavigne