Lajmet e fundit

Rrjeti i organizatave joqeveritare "Avonet" ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me situatën e krijuar në Kuvendin e kosovës
Avonet ka vlerësuar se pamjet që dhanë sot opozita nëpërmjet sjelljeve të tyre në asnjë mënyrë nuk janë të pranueshme dhe seriozisht po dëmtohet perspektiva e Kosovës.
"Veprimet e tilla paraqesin fotografinë më të keqe të mundshme të Kosovës në arenën ndërkombëtare."
"Opozita përmes këtyre pamjeve të shëmtuara po krijon pengesa të mëdha për Kosovën, sot vendi ynë po ballafaqohet në rrafshin ndërkombëtar për sigurimin e përkrahjes për anëtarësim në UNESCO, nënshkrimin e MSA-së, liberalizimin e vizave si dhe në përgjithësi perspektivën Euro-atlantike të Kosovës, e njohjet ndërkombëtare të Kosovës" thuhet në reagimin e këtij rrjeti të organizatave, transmeton Klan Kosova.