Lajmet e fundit

Rrjeti i Organizatave Jo-Qeveritare AVONET, ka shprehur shqetësimin dhe mbështetjen ndaj lirisë së shtypit dhe të medias së pavarur në rastin e pezullimit të certifikatës së biznesit, mediumit Klan Kosova.
Liria e shtypit është thelbësore për demokracinë dhe transparencën në shoqëri, thuhet në reagimin e tyre.
''Mediat e pavarura kanë rolin e tyre të rëndësishëm në informimin e publikut dhe zbulimin e çështjeve të rëndësishme. Vendimi për pezullimin duhet të merret në përputhje me ligjet dhe institucionet kompetente për licencimin e mediave''.
''Në Kosovë, duhet të garantohet autonomia dhe pavarësia e medias nga ndërhyrjet politike. Autoritetet duhet të sigurojnë kushtet për lirinë e shtypit dhe të mbrojnë të drejtat e mediave. AVONET mbështet respektimin e ligjit dhe inkurajon përmirësimin e klimës për mediat në vendin tonë'', thuhet mes tjerash në deklaratën e tyre të lëshuar.
''AVONET kërkon që të ruhet pavarësia e Klan Kosovës dhe të sigurohet vazhdimi i punës së tyre të rëndësishme në informimin e publikut''.
Liria e medias është një përparësi themelore në shoqëritë demokratike, thuhet nga AVONET.