“Ndotja e ujit, ajrit, dhe tokës, keqmenaxhimi i mbeturinave, mos arritja e vënies në kontroll të zhurmës, mungesa e monitorimit cilësor, mungesa e informimit mjedisor kualitativ, problemet me sistemin gjyqësor, janë vetëm disa nga parregullsitë, që në vazhdimësi kufizojnë dhe cenojnë të drejtën e qytetarëve për mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm, me ndikim në të drejtë për jetë, të drejtën e privatësisë, të drejtën e pronës, të drejtën e gëzimit të shtëpisë, të drejtën për qasje në dokumente publike, për shfrytëzimin e mjeteve juridike”, thuhet në deklaratë.
Avokati i Popullit si institucion kombëtar i mandatuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, fton institucionet përgjegjëse, që të ndërmarrin hapa konkret për ndërprerjen e parregullësive me ndikim në mjedis, si dhe vendosjen e mjedisit në prioritet e qeverisë.





