Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Trajtimit Çnjerëzor apo Poshtërues, organ brenda Avokatit të Popullit në Shqipëri, ka bërë kontrollin periodik në burgun e Durrësit.
Gjatë këtij inspektimi, përfaqësuesit e mekanizmit kanë pyetur të gjithë personat e paraburgosur lidhur me kushtet e qëndrimit, trajtimin nga stafi i institucionit dhe respektimin e të drejtave të tyre. Mes të pyeturve ka qenë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në masën e sigurisë arrest me burg prej 10 shkurtit.
Kontrolli vjen në një moment kur vetë Veliaj ka akuzuar Drejtorinë e Burgjeve për trajtimin e tij. Mbrojtja ligjore e Veliajt ka ngritur pretendimet se është shkelur çdo protokoll mjekësor dhe trajtim njerëzor, pasi kryebashkiaku u shoqërua me 30 efektivë policie dhe hetues të BKH-së për një vizitë mjekësore në një klinikë private në Durrës, shkruan Shqiptarja.com, transmeton Klankosova.tv.
Avokatët pretendojnë se disa prej këtyre efektivëve kanë qenë të pranishëm edhe brenda sallës së ekzaminimit, çka e konsiderojnë si një shkelje të hapur të protokolleve mjekësore dhe të standardeve të trajtimit njerëzor.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.