Lajmet e fundit
Dyshimet e vajzave të B.B King, se ai është helmuar nga dy pjesëtarë të stafit të tij, i ka hedhur poshtë avokati i tij, Brent Bryson. Ai ka thënë se vajzat e King po gënjejnë për shkak të testamentit.

Avokati i legjendës së muzikës blues B.B King, i ka hedhur poshtë akuzat e vajzave të tij kundrejt stafit të këngëtarit, se ata e kanë helmuar duke e lënë kështu të vdekur.
Ai ka thënë se dy vajzat e tij këto deklarime i kanë bërë për para.
“Gjithçka është fiktive. Nuk ka asgjë të vërtetë në atë punë”, ka thënë Brent Bryson, për People Magazine të mërkurën, rreth spekulimeve se BB King është vrarë.
Bryson ka thënë se vajzat e B.B King, Patty King dhe Karen Williams, nuk ishin të kënaqura me testamentin që ka lënë ai.
Kitaristi më i famshëm në botë, ka lënë një testament ku thuhet se do t’ua paguajë shkollën pasardhësve të tij, kurse vajzave të tij ua ka lënë nga një shumë parash e cila qëndron mes 2000 dhe 5000 dollarë.
“Ai u la të gjithëve nga diçka. Motrave të tij, fëmijëve dhe nipërve dhe të gjitha përfshihen në dokumentet e testamentit, dhe kjo mund të jetë arsyeja e shpikjeve”, ka thënë Bryson për People, transmeton Klan Kosova.