Lajmet e fundit

Avokatët mbrojtës të Oliver Ivanoviq, Nebojsha Vlajiç dhe Ljubomir Pantoviç kanë dërguar ankesë në Gjykatën e Apelit më 18 prill, për anulimin e vendimit apo lirimin e klientit të tyre, i cili fillimisht ishte dënuar me nëntë vite burgim, transmeton Klan Kosova.
Siç shpjegohet në ankesë, e cila është parashtruar tashmë në Gjykatën e Apelit, një zgjidhje alternative do të ishte për të anuluar vendimin dhe kthimin e gjyqit në rigjykim.
Ndër të tjera, ankesa pretendon se dëshmitë e dëshmitarit kryesor në këtë rast, ishin kontradiktore.
Ata gjithashtu thonë se pretendimet e dëshmitarëve të tjerë ishin të pabaza.