Lajmet e fundit

Avicii bëri vetëvrasje me shishen e thyer të verës, të cilën e përdori për ta prerë veten, shkruan TMZ, transmeton Klan Kosova.
Burime të shumëfishta, të afërta me rrethanat e vdekjes së Dj-it të famshëm, deklarojnë se ai me të vërtetë ia mori jetën vetes.. diçka që edhe prindërit e tij konkluduan gjatë javës së kaluar.
Bëhet e ditur se metoda e vdekjes ishte me copën e qelqit që e shkaktoi gjakderdhjen masive. Disa thonë se Avicii e theu një shishe dhe e përdori qelqin për të shkaktuar plagën fatale, që disa thonë se e bëri në qafë, ndërsa të tjerët në kyç.
Siç kemi raportuar edhe më herët, 28-vjeçari u gjet i vdekur më 20 prill në Oman të Lindjes së Mesme. Ai përballej me problemet e alkoolit për vite të tëra dhe miqtë e tij shqetësoheshin se kjo edhe do ta vriste.
Familja e të ndjerit kishte lëshuar një deklaratë që përfshinte mesazhin e qartë se ishte vetëvrasje: “ Ai me të vërtetë luftonte me mendimet rreth kuptimit të jetës dhe lumturisë. Nuk mundi të vazhdonte tutje. Donte të gjente paqe”.