Lajmet e fundit

Kryeministri i ri i Kosovës Avdullah Hoti, sot do ta pranojë detyrën.
Hoti do ta merr detyrën edhe zyrtarisht si i pari i ekzekutivit të vendit.
Ish-kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se nuk do ta bëjë dorëzimin e detyrës tek ai i cili e ka shkarkuar.
Këtë ai e ka bërë të ditur nëpërmjet një video-mesazhi.
"Nuk do ta bëj pranim-dorëzimin, pasi nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova, ndërkohë që u dorëzua edhe te presidenti. Ne vazhdojmë betejën. Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejtë".
Kurti kishte shkarkuar Hotin nga posti i zëvendëskryeministrit vetëm pak orë pas shkarkimit të Qeverisës tij më 25 mars, pas mocionit të mos besimit, të iniciuar nga partia e Isa Mustafës, me të cilën Vetëvendosje ishte në koalicion qeverisës për 51 ditë.
Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës te kryeministri i ri Avdullah Hoti mbahet në ora 9.00.