Lajmet e fundit

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara dhe Egjipti për t’i ulur tensionet midis Izraelit dhe Rripit të Gazës janë në “faza të avancuara”, ka deklaruar një anëtar i lartë i grupit Hamas.
Për avancimin e bisedimeve është deklaruar edhe një ligjvënës i lartë izraelit, i cili ka shpresuar për një ndërprerje të zjarrit pas katër muajsh konfrontimesh dhe përplasjesh që gati rezultuan në luftë.
Banorët e Rripit të Gazës protestuan pranë kufirit me Izraelin, nganjëherë edhe në mënyrë të dhunshme, transmeton Klan Kosova.
Zemërimi i protestuesve u përkeqësua pasi presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, i mbështetur nga Perëndimi u kishte ndërprerë të ardhurat financiare grupit rival të Hamasit.
Ushtria izraelite ka vrarë të paktën 158 palestinezë, ndërsa një snajperist nga Gaza e kishte vrarë një ushtar izraelit. Gjithashtu ka pasur edhe dëme të tjera, kryesisht me gjakderdhje.
Hamasi dhe Izraeli që luftuan për herë të fundit në vitin 2014, duken se nuk e kanë vullnetin për fillimin e një konflikti të plotë. Mirëpo kërkesat publike nga të dyja palët për lirimin e të burgosurve, duket se kanë pasur ndikim në pengimin e armëpushimit.