Lajmet e fundit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës njofton se çokollatat Snickers, Milky Ëay dhe Mars lejohen për konsum.
"Pas gjurmueshmërisë se plotë përmes inspektorëve të AUV-së është konstatuar se këto lloje të produkteve të cilat gjenden në tregun e Kosovës janë të prodhuara në Poloni dhe për të cilat nuk ekziston asnjë dyshim për përmbajtjen e grimcave të plastikës në këto çokollata"
" Janë verifikuar të gjitha lëndet e ngarkesave qe janë importuar në vendin tonë e po ashtu janë realizuar inspektime ne depot e importuesit dhe pikat shitëse ku nuk është evidentuar asnjë produkt i llotëve apo prodhuar në fabrikat në Holandë të cilat kanë qenë të përfshira në dyshim" bën të ditur kjo agjenci..
AUV thotë se bazuar në ligjet në fuqi dhe inspektimet e realizuara nga inspektorët për këto produkte, vërtetohet se këto produkte janë të sigurta për konsum dhe konsumatorët nuk duhet të kenë asnjë shqetësim me rastin e blerjes apo konsumit, transmeton Klan Kosova.