Lajmet e fundit

Autostrada Prishtinë-Gjilan. Foto: REL[/caption]
Zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, thanë për REL-in, se janë paraqitur probleme të ndryshme nisur nga rrëshqitja e dheut, riformatimi i kontratave dhe rritja e sipërfaqeve të shpronësimeve.
[caption id="attachment_2228739" align="alignnone" width="640"]
Autostrada Prishtinë-Gjilan. Foto: REL[/caption]
Autostrada Prishtinë – Gjilan ka filluar të ndërtohet në muajin prill të vitit 2018.
Gjatësia e kësaj autostrade është 22.6 kilometra dhe parashihej të përfundonte brenda 30 muajsh, apo në fund të vitit 2020.
[caption id="attachment_2228738" align="alignnone" width="640"]
Autostrada Prishtinë-Gjilan. Foto: REL[/caption]
[caption id="attachment_2228736" align="alignnone" width="640"]
Autostrada Prishtinë-Gjilan. Foto: REL[/caption]
Zyrtarë të Ministrisë se Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, thanë për Radion Evropa e Lirë, se problemet e paraqitura duke filluar nga rrëshqitja e dheut, riformatimi i kontratave dhe rritja e sipërfaqeve të shpronësimeve, kanë bërë që projekti të mos finalizohet. Ndryshimet kanë marrë kohë të konsiderueshme, thonë në këtë ministri.
[caption id="attachment_2228735" align="alignnone" width="640"]
Autostrada Prishtinë-Gjilan. Foto: REL[/caption]
Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës për vitin 2023, është marrë vendim për shpronësimin e disa prej parcelave shtesë në mënyrë që të përfundohet projekti sa më parë.
[caption id="attachment_2228734" align="alignnone" width="640"]
Autostrada Prishtinë-Gjilan. Foto: REL[/caption]
“Problemet që kanë dalë gjatë rrugës kanë ndikuar që projekti të mos finalizohet në vitin 2023, ashtu siç kemi premtuar. Gjithsesi, ne mbetemi optimistë që autostrada deri në Bresalc të Gjilanit, do të finalizohet gjatë këtij viti”, thanë në MMPHI.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në muajin korrik të vitit 2023, kishte inspektuar punët në këtë autostradë. Ai kishte premtuar se “punimet do përfundojnë brenda vitit 2023, pasi kanë përfunduar 70 për qind e punimeve”.
[caption id="attachment_2228731" align="alignnone" width="640"]
Autostrada Prishtinë-Gjilan. Foto: REL[/caption]
Në vitin 2018, është thënë se kjo autostradë, buxhetit të Kosovës, do t’i kushtojë 87 milionë euro. Por, në Ligjin për ndarje buxhetore të këtij viti, thuhet se vlera totale e kësaj autostrade është rreth 129 milionë euro.
[caption id="attachment_2228730" align="alignnone" width="640"]
Autostrada Prishtinë-Gjilan. Foto: REL[/caption]
Kjo autostradë pritet të lidhë Kosovën me Serbinë Jugore, përkatësisht me Luginën e Preshevës, shkruan REL.
Krijimi i sistemit të integruar për transportin rrugor mundëson lidhje më të mirë dhe më të shpejtë mes rajoneve brenda vendit dhe jashtë saj, thuhet në Programin e Qeverisë së Kosovës 2021-2025.
[caption id="attachment_2228729" align="alignnone" width="640"]
Autostrada Prishtinë-Gjilan. Foto: REL[/caption]
Ndër problemet e paraqitura gjatë procesit të punës për ndërtimin e autostradës është edhe rritja e sipërfaqeve të shpronësimeve.