Lajmet e fundit

Nga Veriqi i Istogut do të fillojë autostrada e Dukagjinit, njofton Klan Kosova.
Kështu u vendos me përzgjedhjen e variantit final nga Komiteti Ndërministror, pas dëgjimeve publike që u bënë nëpër komunat që përshkon ky projekt rrugor.
Për autostradën me gjatësi 95 kilometra është përzgjedhur kompania projektuese, ndërsa realizimi do të ndahet në 4 segmente.
Pas përfundimit të projektimit, që do të zgjasë rreth 18 muaj, pritet të përzgjidhet kompania për ndërtimin e saj, derisa ajo do të ketë lidhje edhe me Rrugën e Kombit.
Kronikë e përgatitur nga gazetari Flamur Gajtani.