Lajmet e fundit

Shoqata e Autoshkollave të Prishtinës me kryetar, Afrim Islami janë mbledhur para stacionit të autobusëve për të protestuar kundër vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për vendosjen e ndalesave që do të kenë tiketa elektronike, njofton Klan Kosova.
Si pasojë e këtj vendimi, instruktorët e autoshkollave së bashku më kandidatët e tyre gjatë çdo ushtrimi apo provimi të nënshtruar duhet të bëjnë tërheqjen e këtyre tiketave për çdo hyrje në stacionin e autobusëve ku vlera e kësaj tikete është 1 euro gjë që sipas tyre po i dëmton ata. Kjo shoqatë ka pretenduar se ky vendim është marrë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit por zyrtarë të Ministrisë kanë thënë për Klan Kosovën se këtë vendim e ka marrë vetë stacioni i autobusëve i cili është nën përkujdesjen e Komunës së Prishtinës.