Lajmet e fundit

Përfaqësuesi i Amerikës në bisedimet e Vjenës, Frank Wisner, ka deklaruar se nuk është në favor të një autonomie për serbët e Kosovës.
“Jam shumë skeptik që definicioni serb i autonomisë nuk përfshin një Republika Srpska ekuivalente sikur në Bosnjë e Hercegovinë, dhe që kjo është diçka që unë besoj se do të ishte e tmerrshme edhe për Serbinë, sepse problemet do të vazhdonin, sikurse edhe për Kosovën”, është shprehur Wisner për Kosovo Online, transmeton KlanKosova.tv.
“Nuk jam në favor të një autonomie, marrëveshja është në planin origjinal të Ahtisaarit, që ju jep mbrojtje serbëve. Është e mjaftueshme dhe nuk kemi nevojë për autonomi të plotë që hap porta për ngjarje të pakëndshme”.