Një moment jo i zakonshëm ka ndodhur sonte në Suharekë, në ndeshjen Golden Eagle Ylli - Proton Cable Prizreni, e vlefshme për xhiron e 21-të të Procredit Superligës së Kosovës në basketboll.
Basketbollisti i skuadrës vendase, Lis Shoshi, e ka "ndihmuar" kundërshtarin që t'i arkëtojë dy pikë.
Kjo pasi qendra e "Xhebrailave" realizoi në koshin e ekipit të tij, njofton Klankosova.tv.
Por pavarësisht kësaj, "Autokoshi" i reprezentuesit të Kosovës, nuk është se i ndihmojë prizrenasëve, të cilët pësuan me rezultat të thellë, 91-69.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.