Me këtë rast, ministri Mustafa falënderoi ambasadorin austriak për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për Republikën e Kosovës, veçanërisht për kontributin që kanë dhënë në kuadër të Presidencës së radhës së BE-së, për forcimin e bashkëpunimit rajonal në forcimin e rendit dhe ligjit.
Ndërsa ambasadori Pfandler theksoi se Qeveria e Austrisë do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, veçanërisht me institucionet e sigurisë.





