28.08.2015 · përditësuar para 3992 dite1 min lexim
Ministria e brendshme e Austrisë ka bërë të ditur të premtën se hetuesit kanë gjetur mbi 70 trupa të vdekur në një kamion me plotë refugjatë, i cili ishte braktisur në një autostradë të këtij shteti të enjten.
Policia austriake kishte njoftuar një ditë më parë se numri i trupave të pajetë të refugjatëve të gjetur në këtë automjet ishte 50.
Kamioni kishte ardhur në Austri nga Hungaria, raporton Reuters, përcjellë Klan Kosova.
Hans Peter Doskozil, shefi i policisë të Burgenland, provinca ku u gjet kamioni, ka deklaruar të vdekurit e gjetur mund të kenë qëndruar në këtë gjendje për një ditë e gjysmë ose dy.
Por, ajo që dihet është se udhëtarët illegalë kur hynë në shtetin austriak veç ishin të vdekur, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ekipet mjekoligjore punuan gjithë natën për të shqyrtuar trupat.
Policia austriake pritet të zbulojë numrin e saktë të të vdekurve në një konferencë për shtyp në orën 11:00.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.