Lajmet e fundit

Policia australiane ka deklaruar se ka arritur ta ndalë një sulm terrorist që po planifikohej të kryhej në Melbourne në ditën e Krishtlindjeve.
Pesë burra janë arrestuar në një bastisje në mëngjesin e së premte, ka thënë shefi i policisë së atjeshme.
Graham Ashton, ka thënë se kërcënimi për sulm parashihte përdorimin e eksplozivëve dhe armëve të tjera.
Ai ka thënë se nuk ka më rrezik për qytetarët australianë.