Australia do t’i mbyllë shërbimet jothelbësore pasi numri i rasteve me koronavirus në këtë vend është duke u rritur shpejt.
Pubet, palestrat, kinematë dhe lokacionet fetare do të mbyllen nga mesdita e së hënës, ndërsa nga restorantet dhe kafenetë, gjërat do të mund të blihen dhe të merren me vete.
Dyqanet ushqimore, farmacitë dhe stacionet e benzinës do të mbeten të hapura.
Kryeministri Scott Morrison i bëri publike këto masa pas një takimi të kabinetit qeveritar, transmeton Klan Kosova.
Numri i rasteve me koronavirus në Australi është rritur ndjeshëm në ditët e fundit, duke arritur në 1,315.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.