Lajmet e fundit

Mbrojtësi i PSG-së ka qenë heroi i takimit mes Bregut të Fildishtë dhe Malit për eliminatoret e kupës së Botës “Rusi 2018”.
Serge Aurier i ka shpëtuar jetën një lojtari të Malit, Mousa Doumbia i cili është përplasur gjatë një dyluftimi në ajër dhe ka rënë në fushë në minutën e 20-të ndeshjes.
Aurier ka qenë një nga të parët që ka shkuar në ndihmë të Doumbia, duke parandaluar kalimin poshtë të gjuhës së 22vjeçarit dhe duke i shpëtuar jetën këtij të fundit. Goditja në ajër ishte shumë e rëndë për Doumbia, duke e lënë atë në tokë pa ndjenja, shkruan gazeta Shekulli.
Në momentin e parë nuk u kuptua dhe lojtarët vrapuan te gjyqtari i ndeshjes por kurë panë që situata e tij ishte kritike të gjithë u drejtuan te lojtari i Malit. Por fatmirësisht gjithçka është normalizuar dhe nuk pati pasoja të rënda për futbollistin.