Lajmet e fundit

Aurela Gaçe sot për herë të parë përmes llogarisë së saj në Instagram, e ka prezantuar vajzën, të cilën asnjëherë nuk e ka shfaqur para publikut, njofton Klan Kosova.
Këtë gjë këngëtarja e bëri për shkak se ishte e emocionuar nga programi i përgatitur nga vajza e cila këndoi këngën të cilën Aurela e kishte kënduar kur ishte fëmijë.
Ky është postimi i plotë i Gaçes:
"Me ne fund ju prezantoj vajzen ? driten e syve te mij e te Skerdit.
Sot une kam ndjere nje emocion dhe lumturi qe nuk pershkruhet. Sot ajo me shoket e shoqet e kopshtit kishin festen . Nuk e dija cfare kishin pregatitur per mua mesuese Alda dhe profesori i muzikes, Romeo .
Grace mori mikrofonin e nga goja e saj e vogel dilte kenga te cilen une e kam kenduar kur isha vete femije .
Me vinte te qaja nga gezimi .
Nje mik i imi @ermal.peci beri kete miks mes meje si femije e tani femijes tim 4 vjec e gjysem qe kendon "duet " me mamin ❤. Nuk mund te rrija pa e ndare me ju kete qe ndjeva .
Mendoj dhe besoj se kete moment do ta kem une e ajo ne memorje si moment te shtrenjte.
Nuk doja ta prezantoja Grace deri sa ajo te rritej e te vendoste vete , por ja qe nuk durova . Uroj te emocionoheni e te merrni dashuri pa kufi nga vogelushet tuaj qe vertete na shtojne jeten".
https://www.instagram.com/p/BGZgbAZPk3r/?taken-by=aurelagaceofficial