Lajmet e fundit

Dje pranë mesnatës është lajmëruar për vdekjen tragjike në një aksident me motor i këngëtarit 22 vjeçar, Ergi Dini.
Ergi për publikun shqiptar njihet si fitues i edicionit të dytë të “X Factor Albania”, njofton Klan Kosova.
Për vdekjen e tij shumë artistë kanë shprehur dhimbjen e tyre nëpër rrjete sociale.
Dhimbjen për ndarjen tragjike nga jeta e Ergit e ka shprehur edhe këngëtarja, Aurela Gaçe.
“S’ka pak që mora këtë lajm kaq të hidhur. Pa fjalë. Duket e pabesueshme. Packa se nuk të njihja nga afër, zërin e talentin tënd ishte e pamundur të mos e duartrokisje fort, ishe kaq ndryshe... Shumë i ri, ti bashkë me shokun tënd. Zoti ju pastë marrë në krahët e tij e u prehshi në paqe. Ngushllimet më të sinqerta familjarëve. Erdi Dini RIP”, ka shkruar Aurela Gaçe.
https://www.instagram.com/p/BNF7zNPg-c0/?taken-by=aurelagaceofficial