Lajmet e fundit

Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm i Kosovës, ka pritur sot në takim Ministrin e Diasporës, Valon Murati.
Gjatë këtij takimi është biseduar për raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të vitit 2015, çështjet e ngritura në raport dhe rekomandimet e dhëna nga Auditori i Përgjithshëm.
Osmani është njoftuar nga ministri i diasporës për përgatitjen e planit të veprimit nga Ministria e Diasporës për të adresuar të gjeturat e prezantuara në raport dhe implementimin e rekomandimeve të dhëna.
Murati ka vlerësuar auditimin si një mekanizëm të rëndësishëm në avancimin e menaxhimit të mirë dhe kontrollit në Ministrinë e Diasporës, transmeton Klan Kosova.