Auda e ka barazuar rezultatin ndaj Dritës.
Gjilanasit kaluan të parët në epërsi me golin Besnik Krasniqit nga penalltia, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime, por letonezët u rikthyen sërish në lojë, duke e shkrirë avantazhin e vendasëve, me golin e realizuar në minutën e dytë të shtesës së parë.
"Intelektualët" në "Fadil Vokrri" janë në kërkim të përmbysjes së rezultatit dhe që kjo të ndodh, u duhet së paku të shënojnë prapë, njofton Klankosova.tv.
Fituesi i kësaj përballje, kualifikohet për fazën më të nxehtë në elimiantoreve në Conference League, atje ku ndaj Legias së Varshavës kërkohet bileta për Grupet e këtij kompeticioni.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.