“Saras” / Dhjetë rrëfimet më të bukura të dashurisë së të gjitha kohërave. Nga “Ana Karenina” te “Doktor Zhivago”, vijnë historitë fatale të librave që vazhdojnë të jenë më të lexuarat sot...
Ato mund të shkrijnë zemrën tuaj, t’ju bëjnë të qeshni dhe të harroni gjetjen e një shamie për të fshirë lotët. Nëse jeni duke kërkuar për personin special ose harenë e dashurisë, këto vepra klasike të përhershme dinë si t’ua prekin telat e zemrës. Kështu që, futuni nën batanije, fikni dritat që mund t’ju bezdisin dhe gjejeni veten në rrëfimet më të bukura të dashurisë së të gjitha kohërave.
- “Majat e stuhishme”: Çmenduria e madhe e zemrës (Total eclipse of the heart)
Në një nga klasikët më të mëdhenj që kanë thyer zemrën e dhjetëra brezave, në linjat e skenarit “dashuria e humbur mund të kthejë një njeri të mirë në të keq”, romani Emily Bronte na shpie në vendqëndrimin e “Majave të stuhishme” të 1802-shit. Në këtë histori dashurie të pakohë, personazhi ynë kryesor, Heathcliff, rritet duke u kthyer në mikun më të mirë të motrës së tij të birësuar, Catherine, dashurisë së tij të përjetshme. Por një koment i thënë papritmas dhe i përhapur në të gjithë Majën, ndryshoi korsinë e jetës së tyre përgjithmonë. Fakte zbavitëse: Balada e fuqishme e Bonnie Tyler 1983 “Total Eclipse of the Heart”, është frymëzuar pikërisht nga “Majat e stuhishme”.
- “Ana Karenina”: Dashuria mund të jetë shkatërrimtare
Një nga përzgjedhjet më të shpeshta sipas autorësisë, ky roman i Tolstoit është i përngjashëm me një telenovelë. I vendosur në qarqet më të larta të shoqërisë ruse, Ana Karenina viziton vëllain e saj Stiva në Moskë për ta ndihmuar të shpëtojë martesën e tij. Teksa gjendej atje, ajo dashurohet me kontin Vronsky. Një grua e martuar, Karenina lufton me dëshirat e saj derisa ato e pushtojnë tërësisht. Ajo largohet nga bashkëshorti i saj, gjenerali Aleksei. Pas mohimit të së drejtës për divorc, Ana vazhdon të gjithë jetën e saj duke kërkuar pranimin e kësaj marrëdhënieje. Kur njolla e jetës së saj dashurore bëhet shumë e madhe, Ana lë Vronsky në inat dhe … Epo, nëse nuk e keni lexuar ende, bëjeni! Ne nuk do të japim asnjë fund zemërthyes këtu.
Fakte zbavitëse: “Ana Karenina” u bë një nga bestsellerët më të mirë të të gjitha kohërave në 2004-n, pasi Oprah e vendosi atë në listën e të preferuarve.
- “Romeo dhe Xhuljeta”: Ku është arti, Romeo?
Në një nga veprat më të njohura të Uilliam Shekspirit, kjo romancë e “dashnorëve në yje” është treguar dhe interpretuar nëpër kohë (që nga filmi klasik “West Side Story” në të mirënjohurin Romeo dhe Xhuljeta). Një histori që mund të lidhë të gjithë të dashuruarit, Romeo dhe Xhuljeta fokusohet në tragjeditë që shoqërojnë humbjen e dashurisë së vërtetë. Të dashurit Romeo Montague dhe Juliet Capulet, dy nga klanet më të famshme të letërsisë, vinin nga anët e kundërta të Veronës dhe mosdakordësia e familjeve mbi dashurinë e tyre shpie në vetëflijim.