Lajmet e fundit

Në komunën e Gjakovës, nuk ka mbretëruar atmosferë festive me rastin e tetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ekipi i Klan Kosovës ka qëndruar gjatë gjithë ditës atje, duke raportuar direkt për ngjarjet nga ky qytet.
Gjakova nuk ka pasur ndonjë organizim të veçantë për këtë ditë, pos një koncerti i cili ka nisur në orën 18:00 në sallën e kulturës.