Lajmet e fundit

Atmosfera në Gjilan nuk është e zjarrtë aktualisht por ajo po ngrihet herë-herë kur në qendrën e VV-së po arrijnë rezultatet nga qendrat e votimit dhe kur rezultati po është në favor të tyre po ka duartrokitje dhe brohoritje.
Qytetarët e Gjilanit kanë nisur të mblidhen përpara zyrës së VV-së në këtë komunë, njofton Klankosova.tv.
Për disa qaste pritet që para të pranishmëve të dalë kandidati i VV-së për Gjilan, Alban Hyseni, i cili edhe sipas Exit-Pollit të Klan Kosovës ka dalur i pari me 48.5 për qind.