Lajmet e fundit

Në një lidhje direkte në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova nga Prizreni ishin të ftuar Bashkim Spahiu që është imam në Prizren dhe Faruk Ukallo zyrtar në Bashkësinë Islame në Prizren.
Ukallo është shprehur se këto festa na rikujtojnë disa obligime që sipas tij kemi filluar t’i harrojmë.
“Festat fetare kanë karaktere të ndryshme, edhe shoqërore pasi ne jemi të obliguar që të vizitojmë të afërmit dhe të tjerët sepse është një obligim që kemi filluar ta harrojmë”.
“Është një karakteristikë tjetër që është karakteri human me urdhër të Allahut për therrjen e kurbanit , ata që kanë mundësi të therrin ta ndajnë me të varfrit”.
Ai gjithashtu tha se festa e Kurban Bajramit në Prizren është e veçantë.
“Festa e bajramit në qytetin e Prizrenit dallohet prej qyteteve të tjera, përveç me bakllava, pas faljes së namazit është kënaqësi të shohësh njerëzit që urojnë njëri tjetrin"
“Është edhe dreka e Bajramit dhe gjithë familjarët mblidhen dhe vazhdojnë këtë gjatë 3-4 ditëve”.
Imami Spahiu është shprehur gjithashtu se kjo festës është shumë me rëndësi për qytetin e Prizrenit.
“Ne qytetin e Prizrenit është një prej festave shumë me rëndësi, qysh në mëngjes besimtartë mësyjnë xhamitë duke u stërmbushur me besimtarë për të kryer ritin e faljes”.
Ai gjithashtu përmendi edhe haxhilerët që janë nisur nga Kosova për të kryer obligimin fetar të haxhit.
“Nga Kosova kanë shkuar numër i madh, nga qyteti i prizrenit 80 haxhi për të kryer një obligim që përmendet edhe në Kuran dhe është një prej 5 shtyllave të fesë islame".
“Haxhilerët tanë janë duke kryer ritet dhe obligimet e tyre dhe pjesa më e madhe nga ana e haxhinjnve është kryer në natën e Bajramit dhe ata sot hudhën gurët në mënyrë simbolike”.