Lajmet e fundit

Atletico Madrid ka barazuar me Eibar me rezultat 1-1, kështu duke marrë vetëm një pikë nga ky takim.
Përveq rasteve, golat nuk u panë deri në minutat e fundit të takimit.
Mysafirët ishin ata që në minutën e 87’ arritën të gjenin golin, kur Sergi Enrich u gjetë mirë në zonë dhe arriti t’i dhurojë ekipit të tij epërsinë.
Mirëpo madrilenët nuk pranuan që nga ky takim të dilnin duarthatë.
Juan Moreno Fernandez arriti që në minutat shtesë të takimit të barazojë rezultatin me një gol të bukur brenda zonës së rreptësisë.
Ky është barazimi i dytë i kryeqytetasve në katër ndeshje.