Lajmet e fundit

Që prej sezonit 2013/14 Atletico Madrid nuk ka arritur që ta fitojë titullin e La Ligas deri më sot.
Pas fitores kundër Real Valladolid, Atletico tashmë është kampion i ri i Spanjës.
Golat për Atleticon i shënuan Correa në minutën e 57 dhe dhjetë minuta më vonë për epërsinë e Atleticos ka shënuar Suarez, ndërsa për Valladolidin golin e vetëm e ka shënuar Plano në minutën e 18.
Në anën tjetër, Real Madridi ishte duke humbur deri në fund të takimit përball Villarealit, por që për 4 minuta ka arritur që ta kthej rezultatin nga 0-1 në 2-1, por që ishte e pa mjaftueshme për tu shpallur kampion i La Ligas, njofton Klan Kosova.