Lajmet e fundit

Atletico Madrid me anë të një komunikate ka bërë të ditur se nuk dëshiron ta shesë Antonie Griezmann tek Barcelona.
Los Colchoneros dënuan faktin që Barcelona ka nisur negociatat me Griezmann që në muajin mars, ndërsa kanë refuzuar ofertën e katalanëve dhe kanë urdhëruar sulmuesin francez që të paraqitet të dielën në grumbullimin e skuadrës, shkruan Dailymirror.co.uk përcjellë Klan Kosova.
Komunikata e plotë e Griezmann:
Më 14 maj, Griezmann na bëri me dije se dëshiron të largohet në fund të sezonit, ndërsa në ditët në vijim ne mësuam se ai kishte arritur një akord në muajin shkurt dhe në mes të marsit kishte takuar sërish drejtuesit e Barcelonës, për të diskutuar detajet, në një kohë kur skuadra ishte e angazhuar për ndeshjet në Champions, përballë Juventusit.
Gjatë ditës së djeshme, Barcelona kërkoi një takim me ne, për të na shprehur interesin për të paguar klauzolën prej 120 milionë eurosh për kartonin e Griezmann, që siç dihet vlen vetëm për muajin korrik, sepse më pas është 200 milionë euro. Përgjigja jonë ka qenë negative, pasi kemi nënvizuar se si Barcelona, ashtu edhe sulmuesi, kanë treguar mungesë respekti ndaj klubit të Atleticos së Madridit dhe tifozëve të tij.
Në vijim të gjithë asaj çfarë ndodhi, sot klubi i Atleticos së Madridit i ka kërkuar Griezmannit dhe motrës së tij në rolin e përfaqësueses, që në bazë të detyrimeve kontraktuale me klubin tonë, të paraqitet të dielën për nisjen e fazës përgatitore.
Me këtë komunikatë, klubi i Atleticos kërkon të tregojë reagimin më të fortë ndaj sjelljes së palëve, por veçanërisht të Barcelonës, që ka bindur futbollistin të ndërpresë kontratën me ne, në një moment kur po luanim jo vetëm në Ligën e Kampionëve, por edhe po përballeshim kundër katalanëve në kampionat. Negociatat mes palëve kanë ndodhur në një moment kur afati kalimtar ishte e mbyllur dhe garat të hapura, duke dhunuar normat bazike të garës dhe integritetit të saj.