Atletico Madrid ka shënuar fitore ndaj Real Valladolidit, me rezultat 3-0, në kuadër të javës së 18-të në La Liga.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Alvaro Morata, në minutën e 18’, teksa goli i dytë u realizua vetëm pesë minuta më vonë nga Antoine Griezman.
Atletico nuk u ndalë, dhe Mario Hermoso e shënoi edhe golin e tretë brenda pjesës së parë
Në pjesën e dytë munguan golat, pasi fitorja e Atleticos dihej qysh nga pjesa e parë.
Atletico pas fitores kalon në vendin e katërt me 31 pikë, pas 18 ndeshjeve. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.