Lajmet e fundit

Atletico Madridi ka shënuar fitore ndaj Real Madridit, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së pestë në La Liga.
Golin e parë e realizoi Alvaro Morata në minutën e 4’, teksa Antoine Griezman në minutën e 18’ e dyfishoi epërsinë e Atleticos.
Megjithatë, Toni Kroos me një gol në minutën e 35’ e ngushtoi epërsinë. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë, Morata shënoi edhe njëherë duke vulosur fitoren e Atleticos.
Atletico pas fitores kalon në vendin e pestë me 10 pikë, teksa Real Madridi renditet në pozitën e tretë me 15 sosh. /Klankosova.tv.