Lajmet e fundit

Administrata Tatimore e Kosovës gjatë një konference që do të mbajë sot do të raportojë për të hyrat për periudhën Janar – prill 2016.
Në konferencë do të marrin pjesë Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri.
“Qëllimi i kësaj konference është “Raportimi i të hyrave për periudhën Janar-Prill 2016, si dhe të arriturat tjera gjatë kësaj periudhe”, bëhet e ditur në një njoftim për media të ATK-së, transmeton Klan Kosova.