03.12.2018 · përditësuar para 2799 dite1 min lexim
Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se ka pezulluar nga marrëdhënia e punës dy inspektorë tatimorë, të cilët janë arrestuar nën dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtarë.
Të pezulluarit nga marrëdhënia e punës janë një inspektor tatimor si dhe një inspektore e lojërave të fatit, njofton Klan Kosova.
“Menaxhmenti i ATK-së siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tonë”.
“ATK falënderon qytetarët, mediat, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës për mbështetjen në luftimin e dukurive negative”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.