Lajmet e fundit

Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë, ka organizuar Seminar për gjyqtarët e rinj me temën: “Informata të përgjithshme për funksionimin e tatimeve në Kosovë”.
Në këtë seminar nga përfaqësuesit e ATK-së, u prezantuan temat, si në vijim:Administrata Tatimore dhe Procedurat, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Tatimi në të Ardhurat Personale dhe Tatimi në të Ardhurat e Korporatave;
Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte që pjesëmarrësit të njoftohen për së afërmi, lidhur me funksionimin e Tatimeve në Kosovë, gjegjësisht Procedurat e Administratës Tatimore të Kosovës, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatimin në të Ardhura Personale, Tatimi në të Ardhura të Korporatave, duke përfshirë edhe të gjitha tatimet e mbajtura në burim, si: Tatimi në Paga, Kontributet Pensionale, etj. Për të gjitha temat e lartë cekura janë pasqyruar edhe shembujt praktik për trajtimin e tyre, transmeton Klan Kosova.