Lajmet e fundit

ATK ka raportuar rekord të hyrash për gjysmën e parë të këtij viti, duke tejkaluar planin e 18 përqindshit.
Këtë e bëri të ditur drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj në një konferencë për media.
“ATK ka arritur një rekord të objektivit të saj, që është plani bazuar në Ligjin e Buxhetit, duke arritur që të tejkalojë rreth 18 përqind në raport me planin si dhe të tejkalojmë të hyrat e realizuara në raport me vitin 2020 për rreth 74.3 milionë euro”, tha ai, derisa shtoi se sektori me riskun më të lartë për evazion fiskal është ndërtimtaria.
Gjatë kësaj kohe ATK-ja ka grumbulluar 72.9 milionë euro borxhe, derisa sipas hetimeve tatimore kanë qenë 39 aktivitete për shmangie tatimore, dy bastisje dhe 22 raste të hapura nën dyshimin e shmangies tatimore.