Lajmet e fundit

Administrata Tatimore e Kosovës, më saktësisht Drejtoria e Lojërave të Fatit ka mbyllur edhe 18 subjekte të lojërave të fatit që veprimtarinë e tyre e zhvillojnë duke mos ju përgjigjur kritereve të ligjit përkatës.
Lokalet janë në komunën e Istogut dhe të Klinës dhe të gjitha janë mbyllur pasi inspektorët tatimore nga Drejtoria e Lojërave të Fatit kanë vërtetur shkelje të ndryshme, për sa i përket ushtrimit të kësaj veprimtarie, -duke përfshirë këtu mos pajisjen me licencë, mos respektimin e distancës e cila është e përcaktuar me ligj, etj.
Administrata Tatimore përmes një komunikate ka thënë se do të vazhdojë monitorimin strikt, deri në përmbushjen e të gjitha kritereve të cilat janë të parapara për të gjitha subjekte që merren me lojërat e fatit, njofton Klan Kosova.