Lajmet e fundit

Administrata Tatimore e Kosovës, ka mbajtur sot konferencën e rregullt vjetore për media, në të cilën është prezantuar raporti i punës për periudhën e punës Janar-Prill 2016, si dhe të arriturat tjera për këtë periudhë.
Ministri i Financave Avdullah Hoti në këtë konferencë tha se jemi të kënaqur me punën që është duke bërë Administrata Tatimore e Kosovës, ku si rezultat kemi një trend pozitiv të të hyrave për këtë katër mujor.
“Unë me kënaqësi e them që të hyrat janë në trend pozitiv. Gjatë këtyre 4 muajve kemi pas një rritje prej 5.7 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, pra me vitin 2015.
Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri gjatë prezantimit të raportit katër mujorë të punës tha se si çdo vit tjetër edhe këtë vit Administrata Tatimore e Kosovës vazhdon përkushtimin në krijimin e lehtësirave tatimore, përmbushjen vullnetare të obligimeve tatimore, si dhe realizimin e të hyrave.
"Deri më tani per periudhën Janar-Prill 2016 kemi realizuar 132,074,390.78 €, ose 5,7 milion € më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2015”ka shtuar ai, transmeton Klan Kosova.