Lajmet e fundit

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë qytetarët se në rrjetin social Facebook janë hapur disa llogari në emër të ATK-së, të ngjashme si kjo https://www.facebook.com/kuponatfiskal/ .
ATK bën me dije se e vetmja llogari zyrtaren në Facebook e ATK-së është kjo https://www.facebook.com/rks.atk/ dhe se krejt çka ju intereson të dini rreth aktiviteteve të administratës tatimore, mund t`i gjeni në këtë llogari, si dhe në ueb-faqen zyrtare www.atk-ks.org .
Po ashtu, ky institucion njofton të gjitha personat të cilët menaxhojnë këto faqe, se ATK do të ndërmerr veprime ligjore, transmeton Klan Kosova.