Administrata Tatimore e Kosovës thotë se ka pasur një performancë të shkëlqyeshme në mbledhjen e të hyrave gjatë periudhës janar-gusht 2023.
Gjatë kësaj periudhe, ATK thotë se janë mbledhur 579.2 milionë euro, e që në krahasim mes periudhave të njëjta 2022-2023, ka rritje për 92 milionë euro.
Në njoftimin për media, ATK thotë se “këto rezultatet pozitive tregojnë një përmirësim të qëndrueshëm të punës së këtij institucioni kyç për të hyrat shtetërore”.
ATK thotë se disa nga objektivat kryesore që kanë dhënë efekt janë përmirësimi i efikasitetit, zbatimi i ligjit dhe ngritja integritetit, ndërveprimi me publikun dhe automatizimi i proceseve të punës.
“Rezultatet pozitive të kësaj mbledhjeje tregojnë angazhimin e Administratës Tatimore të Kosovës për të përmbushur detyrat e saj në mënyrë të ndërgjegjshme dhe profesionale. Ky është një përmirësim i rëndësishëm në zhvillimin e sistemit tatimor të vendit, i cili ndihmon në sigurimin e burimeve të nevojshme për të përmirësuar shërbimet publike”, tha ATK-ja. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.