Lajmet e fundit

Ky është automjeti që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e atentatit me armë zjarri në Vlorë për fshehjen dhe largimin e tyre.
Policia e gjeti mjetin duke u djegur në afërsi të stacionit të trenit, njofton Klan Kosova.
Pasditen e sotme në lagjen 'Pavarësia' persona të paidentifikuar me motor hapën zjarr mbi automjetin tip ‘Audi’ me targa AA 653 VC ku udhëtonin dy shtetas.
Nga atentati ka mbetur i plagosur në kraharor dhe bark 41-vjeçari Mikel Mehmeti, që dyshohet se ka qenë dhe shënjestër e atentatit.
Ai po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Vlorës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Siç shkruan Lapsi, nga të shtënat dyshohet se ka mbetur i plagosur edhe personi i dytë që udhëtonte në mjet, por nuk dihet gjendja shëndetësore e tij pasi nuk është paraqitur në spital, njofton Klan Kosova.