Lajmet e fundit
Janë të shumtë autorët shqiptarë që hynë në botën letrare duke shkruar në gjuhë të huaj; Elvira Dones, Ardian-Christian Kyçyku, Besa Myftiu, Anilda Ibrahimi, Gëzim Hajdari, Ornela Vorpsi, Arben Dedja, Ron Kubati etj. Shkrimtarët shqiptarë të ekzilit të këtyre 25 viteve jo për shkak të qëndrimeve të tyre kritike janë detyruar të jetojnë në ekzil. Përkundrazi, ekzili është zgjedhje e tyre, shkrimi në gjuhë të huaj gjithashtu. Secili nga këta autorë ka një përvojë krejt të veten se përse zgjedhin t’ua dhurojnë disa nga veprat e tyre letërsive të tjera.

“Atdheu është çka flitet", Herta Müller, shkrimtarja me origjinë rumune do t’u drejtohej me këto fjalë atdhetarëve të saj kur mori çmimin “Nobel” në letërsi.
Ndoshta për t’u thënë rumunëve, vendit të saj të origjinës, se dhe ata janë pjesë e letërsisë së saj, paçka se gjuha që ajo kishte zgjedhur për të shkruar ishte gjermane…
Milan Kundera me origjinë çeke, i natyralizuar në francez insiston që vepra e tij duhet të studiohet si letërsi franceze. Atiq Rahimi, me origjinë afgane shkruan në frëngjisht. Sleman Rushdie me origjinë indiane shkruan në gjuhën angleze.
Lista e shkrimtarëve që shkruajnë në gjuhë të huaj është e gjatë. Ata zgjedhin të shkruajnë në gjuhë të huaj, por siç thotë Muller, atdheu është çka flitet…
Krijimi i një identiteti në mërgim ka qenë një rrugë e vështirë për të gjithë këta shkrimtarë, zhdukja e kufijve krijues gjithashtu. Edhe në letërsinë shqipe shkrimtarët e ekzilit janë tashmë një fenomen.
Janë të shumtë autorët shqiptarë që hynë në botën letrare duke shkruar në gjuhë të huaj; Elvira Dones, Ardian-Christian Kyçyku, Besa Myftiu, Anilda Ibrahimi, Gëzim Hajdari, Ornela Vorpsi, Arben Dedja, Ron Kubati etj., etj.
Lista sa vjen e shtohet…Shkrimtarët shqiptarë të ekzilit të këtyre 25 viteve jo për shkak të qëndrimeve të tyre kritike janë detyruar të jetojnë në ekzil. Përkundrazi, ekzili është zgjedhje e tyre, shkrimi në gjuhë të huaj, gjithashtu. Secili nga këta autorë ka një përvojë krejt të veten se përse zgjedhin t’ua dhurojnë disa nga veprat e tyre letërsive të tjera.
*Aida Tuci/Revista Saras
Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu: